“GJËRA QË MA MBUSHIN SHPIRTIN…”/ Fifi merr dhuratën e veçantë që e përloti: As nuk pretendoj të marrë më shumë… – AlpeGossip
“GJËRA QË MA MBUSHIN SHPIRTIN…”/ Fifi merr dhuratën e veçantë që e përloti: As nuk pretendoj të marrë më shumë…

“GJËRA QË MA MBUSHIN SHPIRTIN…”/ Fifi merr dhuratën e veçantë që e përloti: As nuk pretendoj të marrë më shumë…

Nuk thonë kot se “Gjërat e vogla të bëra me dashuri të madhe kanë vlerë më shumë se gjërat që do kushtonin një ton me para”. Megjithatë, në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë materialiste, njerëzit e tillë, që gjejnë lumturinë te gjërat e vogla numërohen me gishtat e dorës.

Dhe mes tyre është edhe një nga këngëtaret e preferuara të shqiptarëve, Fifi. Motra e saj i ka dhuruar asaj një palë vathë, një dhuratë modeste për shumë persona, por që mjaftuan për t’ia mbushur sytë me lot këngëtares.

“Domethënë janë të vogla gjërat që ma mbushin shpirtin! As nuk pretendoj të marrë më shumë se një kujtim të vogël nga njerëzit që kam!” – ka shkruar Fifi krah postimit të Instastory.

Pra 4 ditësh motra e Fifit ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë. Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjete sociale, ku i ka uruar motrës jetë të lumtur, por në fund të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen urimi që Fifi ka bërë për veten e saj.

Të njëjtën gjë i kanë uruar edhe fansat këngëtares, që shumë shpejt ta shohim edhe atë të veshur me fustan të bardhë. Por këngëtarja ka treguar se jeta e saj është shumë e trazuar dhe se këto kohë gjërat kanë ndryshuar. Para disa ditësh ajo pranoi se është ende e dashuruar, por nuk ka pranë njeriun e saj të zemrës, për të cilin ka ndjenja.

Kur u pyet nga ndjekësit nëse është me atë që dashuron, këngëtarja u përgjigj:

“Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë… Ama s’ka më të bukur se dashuria… thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashuria është jetë e frymë”.

Fifi zbuloi para disa muajsh se ajo kishte bërë një tatuazh me emrin “stracciatella” në krahë, dedikuar djalit që dashuron. Pavarësisht se Fifi nuk i ka pasur mirë punët e zemrës këto kohë, duket se është gati që ta shikojë veten nusen.