Aktorja dhe regjisorja e njohur amerikane Penny Marshall, u nda nga jeta të hënën në moshën 75-vjeçare, tha sot në një deklaratë publicisti i saj.
Fama e Marshall kapi majat me rolin e saj si aktore në serialin “Laverne & Shirley”. Marshall është regjisore e filmave të suksesshëm si “Big” dhe “A League of Their Own”.
Penny Marshall Hollywood film director.
Penny Marshall Hollywood film director.
“Familja jonë është e zemërthyer pas vdekjes së Penny Marshall,” tha familja e saj në një deklaratë.
TMZ raporton se shkaku i ndarjes nga jeta të Marshall ishin ndërlikimet nga diabeti.