PUBLIKOHEN PAMJET/ Loredana sherr me shoqen e saj në mes të lokalit në Durrës – AlpeGossip
PUBLIKOHEN PAMJET/ Loredana sherr me shoqen e saj në mes të lokalit në Durrës

PUBLIKOHEN PAMJET/ Loredana sherr me shoqen e saj në mes të lokalit në Durrës

Duket se udhëtimi i fundit i Loredanës në Shqipëri është shoqëruar edhe me disa situata të pakëndshme. Dhe një prej tyre është dokumentuar edhe nga personat e pranishëm në të njëjtat ambiente ku ndodhej reperja.

Më herët këtë javë artistja u shfaq në Durrës së bashku me bashkëpunëtorët e saj. Ajo postoi foto të shumta në Instagram me rrobabanjo teksa nuk ngurroi të vendoste edhe vendndodhjen “Durrës”.

E ajo që u duk si një vizitë e thjeshtë, në fakt është një udhëtim pune sepse Loredana po sjell një bashkëpunim me Noizyn. Ata kanë regjistruar klipin këtë javë teksa rrjetet sociale janë mbushur me video nga regjistrimet.

Mirëpo, në një video të ardhur në redaksinë e “Panorama Plus” Loredana shihet në momente tensioni. Ajo ndodhet në ambientet e lokalit të Noizyn sipas personit që ka regjistruar videon dhe ka qenë duke debatuar me shoqen e saj.

 

 

VIDEO