PËRDORIMI I VAJIT NË FLOKË/ Ja cilat janë dobitë e tij – AlpeGossip
PËRDORIMI I VAJIT NË FLOKË/ Ja cilat janë dobitë e tij

PËRDORIMI I VAJIT NË FLOKË/ Ja cilat janë dobitë e tij

Shumë pak e dinë rëndësinë e masazhimit të flokëve me vaj. Vajrat organikë janë shumë të dobishëm për flokët tuaj. Një nga dobitë kryesore të masazhimit të flokëve me vaj është se përmirëson qarkullimin e gjakut në zonën rreth skalpit të kokës.

Duke qenë se vaji shpërndahet në çdo pjesë të skalpit, rrënjët e flokëve tuaj do të marrin të gjithë ushqyesit që kanë nevojë. Gjithashtu përdorimi i vajit ndikon shumë në rritjen e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Zgjidhni vajin që përshtatet më mirë me flokun tuaj, duke filluar nga vaji i kokosit, vaji i ullirit apo vaj për dendësinë e flokut dhe i përdorni rregullisht. Për më tepër vaji do t’u ndihmojë të kontrolloni flokët tuaj të elektrizuar. Nëse i bëni flokët me vaj gjatë natës ose një orë përpara dushit mund t’u ndihmojë ta zgjidhni më lehtë problemin e elektrizimit