“Dua hundën time”, Albërie Hadergjonaj PENDOHET keq për operacionin plastik – AlpeGossip
“Dua hundën time”, Albërie Hadergjonaj PENDOHET keq për operacionin plastik

“Dua hundën time”, Albërie Hadergjonaj PENDOHET keq për operacionin plastik

Ajo është një nga këngëtaret më të komentuara nga mediat. Së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme. Bëhet fjalë për Albërie Hadërgjonaj, e cila sot ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku dhe foli më shumë për jetën e saj private, punën e re në Amerikë dhe muzikën.

Ndër të tjera Albëria tregoi dhe për operacionet plastike. Ajo është diskutuar gjatë për ndërhyrjet që ka në fytyrë, mirëpo sot rrëfeu se është penduar për operacionin që ka kryer në hundë dhe do dëshironte shumë të kishte hundën e saj.

‘Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë’- ka thënë Albëria.