NJË DITË E VEÇANTË/ Elona Duro ka një arsye të fortë për të qënë më shumë se e lumtur (FOTO) – AlpeGossip
NJË DITË E VEÇANTË/ Elona Duro ka një arsye të fortë për të qënë më shumë se e lumtur (FOTO)

NJË DITË E VEÇANTË/ Elona Duro ka një arsye të fortë për të qënë më shumë se e lumtur (FOTO)

Për moderatoren e Top Medias Elona Duro sot është një ditë shumë e veçantë. Djali i saj Tomas ka ditëlindjen e parë dhe mami Elona ka bërë urimin më të bukur që një nënë i bën birit të saj.

Elona ka postuar në Instagram të gjithë gëzimin që ndjen për ditëlindjen e djalit, duke kujtuar 9 muajt e shtatzanisë, momentin kur mori vesh që ishte djalë e deri tek ardhja në jetë e Tomas-it të vogël.

Ajo që ne vumë re ishte koçidenca e bukur e datave dhe numrave që vetë Elona përmend. “Linde 3 javë përpara ditëlindjes time të 33-të, me 3 janar.”

Me siguri që Tomas kur të rritet do të lexojë këtë urim që mami Elona i ka kushtuar, e do ndihet me fat që rrethohet me kaq shumë dashuri.

 

View this post on Instagram

Tomas, Ti linde ne fillim Janari, ne nje dite te ftohte por plot diell, 3 jave perpara ditelindjes time te 33-te, me 3 Janar, daten qe ri-linda dhe une. Pas 9 muajsh te gjate, te cuditshem, te lodhshem, te frikshem, te ethshem por pafund te bukur erdhe ti me ndjesine e pare. Nje mrekulli.. e me pikepyetjen e madhe, a do ja dilja te kujdesesha mire per ty?? Kur njerezit me pyesnin a doja nje djale apo nje vajze, pergjigja ime ishte ajo klasike, ska rendesi, vetem te gezoje shendet. Ndoshta kam dashur nje vazje, por asnjehere nuk e kam ditur se sa shume mund te adhuroja e marrosesha pas nje djali. T'ju rroj Gogu- tha dok Ermira Kasa teksa te solli ne krahet e mi, e une e perlotur i shkrova babit tend ashtu me veshtiresi.. Loiii shihe djalin tend, Tomas Goga erdhiiii. Sot, ka kaluar nje vit biri im. Tomas Goga 1 vjeç. Ja Ja Ja ben ti teksa ngren 1 gisht lart per te treguar moshen tende. Nje super vit kaluar me ty. Pak i veshtire por pafund i bukur. Vetem ti mund te na ofroje boten tende Disney, me ngjyra, me jete, me te qeshura, me kenget e tua aq te bukura. Dhe besome nuk jam e vetmja qe skam te ngopur me ty. Babi Loi nuk mund te ishte me i lumtur se kaq. Halla Madi cmendet pas teje kur ti thua Ala Ala Ala, teze Eni ka lene shume here palestren vetem per te ndenjur me ty. 😅, Nana Diana fluturon cdo muaj per Tirane, Gjyshi Mai te kendon cdo dite, Nena Rina shkrihet me ty cdo pasdite, gjyshi Beni te ben xhiro me karroce e makine.. Te duam shume Tomas, aq shume sa ti nuk e imagjinon dot. Ende sot nuk e besoj qe jam kaq shume me fat. Premtoj te te dua gjithmone dhe t'bej me te miren per te te rritur ty te shendetshem, sjellshem, brilant dhe te lumtur. Faleminderit qe erdhe ne familjen tone.. Love you forever, Love you always Edhe 101 vjec i bukuri im.. E jotja, Mami

A post shared by Elona (@elonaduro) on