SKANDALI I RADHËS/ 720.000 dollarë gjobë për falsifikimin e të dhënave të vaksinave – AlpeGossip
SKANDALI I RADHËS/ 720.000 dollarë gjobë për falsifikimin e të dhënave të vaksinave

SKANDALI I RADHËS/ 720.000 dollarë gjobë për falsifikimin e të dhënave të vaksinave

Prodhuesit kinezë të vaksinave që falsifikojnë rezultatet e testeve ose thyejnë rregulla të tjera mund të gjobiten deri në 720.000 dollarë sipas një ligji të ri të propozuar.

Nisma erdhi pas një skandali që frikësoi popullsinë mbi sigurinë e medikamenteve të prodhuara në vend.

Ligji do të rregullojë fusha përfshirë prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e vaksianave, sipas një drafti të botuar të dielën në faqen e internetit të rregullatorit të tregut të Kinës.

Vendi më parë këtë vit u trondit nga një skandal ku prodhuesit e vaksinave të tërbimit falsifikonin të dhënat.

Ndërsa autoritetet thonë se këto vaksina nuk hynë në treg, çështja nxiti zemërim nga konsumatorët e ngopur me skandale të përsëritura të sigurisë në prodhime, veçanërisht në prodhime farmaceutike.

Sipas ligjit të propozuar, ata që i nuk përmbahen rregullave mund të gjobiten deri në 720,000 dollarë për shkeljet.

“Ata që marrin pjesë në sjellje të paligjshme, mbrojnë apo bashkojnë me shkelësit, fshehin faktet nëpërmjet fabrikimit ose pengojnë hetimin, do të marrin dënime të ashpra,”-thuhej në draft.

Kjo është hera e parë që një ligj ka shënjestruar në mënyrë të qartë vaksinat, të cilat më parë ishin të mbuluara nga rregulloret që kontrollonin mjekësinë.

Autoritetet muajin e kaluar gjobitën kompaninë Changchun Changsheng me një shumë të madhe parash prej 1.3 miliard dollarë mbi skandalin e vaksinave të tërbimit.

Kryetari i firmës dhe 14 njerëz të tjerë u arrestuan në lidhje me këtë çështje në korrik. Ndërsa u pushuan nga puna më shumë se një duzinë zyrtarësh kombëtarë, provincialë dhe lokalë, duke përfshirë disa zyrtarë të lartë nga agjencia rregullatore e ilaçeve.