”E NJËJTA TAVOLINË, TË NJËJTAT KARRIGE”/ Ermal Mamaqi bën postimin prekës dedikuar DR. FLORIT – AlpeGossip
”E NJËJTA TAVOLINË, TË NJËJTAT KARRIGE”/ Ermal Mamaqi bën postimin prekës dedikuar DR. FLORIT

”E NJËJTA TAVOLINË, TË NJËJTAT KARRIGE”/ Ermal Mamaqi bën postimin prekës dedikuar DR. FLORIT

Ermal Mamaqi, moderatori i dashur i shqiptarëve është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai shpesh bën postime që lidhen me jetën e tij personale por dhe gjithashtu me projektet dhe punën.

Ditën e sotme, Ermali ka bërë një postim tepër të veçantë që na ka prekur të gjithëve. 5 vite pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit, Ermali ka publikuar një foto shumë domethënës.

Ai ka postuar një foto ku duket i ulur vetëm në një restorant, ndërkohë që 8 vite më parë ka qenë aty me Dr. Florin. Moderatori e ka shoqëruar foton me përshkrimin:

Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë… Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vënd. Asgjë nuk kish ndryshuar. Si 8 vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige.
I paharruar Dr.Flori.

Me këtë foto, Ermali ka shprehur mungesën dhe boshllëkun e madh që Dr. Flor ka lënë jo vetëm tek ai, por tek të gjithë ne… /AlpeGossip.al