“KËTË HERË DO MË SHIHNI NDRYSHE”/ Olsi Bylyku rrëfehet për sezonin e ri – AlpeGossip
“KËTË HERË DO MË SHIHNI NDRYSHE”/ Olsi Bylyku rrëfehet për sezonin e ri

“KËTË HERË DO MË SHIHNI NDRYSHE”/ Olsi Bylyku rrëfehet për sezonin e ri

Jo të gjithë të rinjve ju ndodh që të fitojnë sukses dhe famë që me daljen e parë në skenë dhe të bëhen të dashur për publikun sa hap e mbyll sytë.

Por me Olsi Bylykun, ose siç njihet tashmë “Kimikati”, ndodhi kështu. Ai mori duartrokitje pa fund dhe fitoi zemrat e qindra shqiptarëve sapo aktroi në skenën e “Portokallisë”. Tashmë Olsi është bashkuar me familjen e madhe të Tv Klan dhe çdo të dielë ai do të jetë me rubrikën “B.E Caffe”, në programin “E diela Shqiptare” se bashku me dy aktorët Bes Kallaku dhe Erion Isai.  Olsi  tregon për sezonin e ri  në Tv Klan, si dhe për marrëdhënien me dy aktorët dhe miqtë e tij më të cilët do të jetë në “B.E caffe”.

Largimi  yt nga “Portokallia” dhe ardhja në Tv Klan është komentuar shumë gjatë Gushtit në rrjetet sociale. Përse kjo zgjedhje?

Duke qenë se ikja ime u komentua gjatë në rrjetet sociale, këtë mënyrë zgjodha dhe unë për të sqaruar ata që qeshin me batutat e mia dhe që duartrokitën personazhet e mi. Në Tv Klan do të më shihni si Olsi Bylyku, pasi si Olsi mu bë dhe ftesa.

I referohem një foto tuaj që keni publikuar në rrjetet sociale ku shfaqeni në studion e re të “Të dielës shqiptare”. Si i pritët këto reagime?

Reagimet kanë qenë shumë të mira madje jam ndjerë i vlerësuar që u përfshiva që në fillesat e këtij projekti. Nga ana tjetër ndihem edhe dyfish i karikuar për të sjellë numra interesant në “B.E Caffe”.

Ju do të shfaqeni përkrah dy aktorëve shumë të dashur për publikun, siç janë Besi dhe Erjoni. A ja u lehtëson kjo “punën”?

Kam besuar gjithnjë tek Besi dhe Erioni, si një dyshe fantatike humori (dhe këtë gjë e kam shprehur gjithnjë), por nuk e shoh aspak më të lehtë, pasi më duhet të punoj shumë për të nxjerrë produktin që të gjithë kërkojmë të shohim çdo të dielë.

Ti je një personazh i dashur për ekranin dhe di gjithmonë të fitosh zemrat e publikut. Çfarë bën Olsi për të pasur gjithmonë duartrokitje në skenë?

Mbase do të duket klishe, por unë kam zgjedhur të jem i vërtetë në skenë. Unë mendoj që në çdo numër artistik që kam sjellë, çdokush gjen vetveten. Të gjithë janë zënë njëherë me plakun (pse ti jo) (qesh). Edhe kushedi sa shumë prej jush janë zënë me prindërit, po s’na i tregoni (qesh)…

Do të mbash sërish emrin artistik “Kimikati” apo do të kemi ndryshime ?

Siç u shpreha pak më sipër, të gjithë jemi nga pak “kimikat” në vetvete. “Kimikati” do të rritet bashkë me Olsin.