PËRLOTET AKTORI/ Ja pyetja që e preku Visjan Ukcenajn – AlpeGossip
PËRLOTET AKTORI/ Ja pyetja që e preku Visjan Ukcenajn

PËRLOTET AKTORI/ Ja pyetja që e preku Visjan Ukcenajn

Visjan Ukcenaj ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Panit’, ku dhe ndau disa momente shume private me publikun.

Edhe sonte kështu ndodhi në Piter Pan. Pyetjet ngacmuese të fëmijëve, Visi i priti me shumë sportivitet dhe humor, ama kur erdhi radha te pika e dobët, ishte e vështirë t’i ruante emocionet.

Kur u pyet nëse ka qenë i pranishëm në çastin kur lindi Divin, Visi u përgjigj me një “po”, duke shtuar se ai çast do të mbetet një nga më të mrekullueshmit në jetë: “Po, kam qenë në sallë kur erdhi në jetë Divin dhe ka qenë ndër gjërat më të mrekullueshme të jetës, sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të shohësh krijesën tënde të vijë në jetë”, – tha ai duke e mbajtur me vështirësi dridhjen e zërit.

Këto momente kaq të rëndësishme për jetën e tij Ukcenaj i ka shkruar në lëkurë.

Datën 10.12.2010 – ditën e lidhjes me Jonën, emrin e të birit, trininë e shenjtë, por po ashtu ka tatuazh edhe një frazë: “I kërkova Zotit një mrekulli, më solli Divin…”