Fjala është për artisten, Enca Haxhia e cila pritet të festojë ditëlindjen me 19 tetor.
E për këtë ditëlindje të 23-të ajo thotë se do ta festojë në një nga qytetet më të bukura, atë të Parisit.
“Këtë ditëlindje do të dëshiroja ta festoja në Paris”, ka shkruar ajo.
Haxhia kohët e fundit ka lansuar dy këngë “Rendez Vous” dhe “Kujt po i han” me Don Phenom, ku këtij të fundit së shpejti ia bashkangjit edhe videoklipin.
Ajo pëlqehet mjaft shumë nga publiku, posaqërisht kur publikon imazhe të ‘zjarrta’ në rrjete sociale.
Kujtojmë që vitin e kaluar me rastin e ditëlindjes ajo ka marrë një surprizë shumë të bukur nga fansat dhe miqtë të cilët në rrugën ku ajo banon kanë vendosur disa tullumbace që shkruajnë: ‘King Enca BDay”.