“DUA TË TË BËJ TË LUMTUR”/ A po e përmbush si duhet Arbana Osmani misionin e saj? (FOTOT) – AlpeGossip
“DUA TË TË BËJ TË LUMTUR”/ A po e përmbush si duhet Arbana Osmani misionin e saj? (FOTOT)

“DUA TË TË BËJ TË LUMTUR”/ A po e përmbush si duhet Arbana Osmani misionin e saj? (FOTOT)

“Dua të të bëj të lumtur” është emisioni emocionues i drejtuar nga moderatorja mjaft e preferuar nga publiku, Arbana Osmani.

Në çdo puntatë të tij përcillen histori të ndryshme reale të çfarëdolloj natyre, nga më të gëzueshmet tek ato më të trishtat apo edhe edukativet.

Në dukje mjaft i ndjekur dhe mjaft real përsa 9i përket historive që trajtohen, pas tij qëndron një përgjegjësi mjaft e madhe.

Duke qenë se baza e tij janë marrëdhëniet humane, respektimi i të drejtave dhe detyrimeve të tyre në bazë të ligjeve është mjaft e rëndësishme.

Këtu e kanë zanafillën edhe ngjarjet apo zemërimet ndaj stafit, të njerëzve të cilëve u cënohen të drejtat, të cilat mund të jenë të paparashikuara ose jo. Duke qenë se ndër të tjera është edhe pjesë e ekranit, sigurisht që qëllimi tjetër është edhe argëtimi apo edukimi i njerëzve duke e devijuar pak rrugën e qëllimit drej atij financiar apo përfitimit të një audience shumë të madhe.

Si rrjedhim , të gjitha këto rrethana të mbledhura së bashku sjellin kontradita apo edhe një imazh jo të mirë të televizionit apo stafit të emsionit.

Ndaj Arbana Osmanit, kohët e fundit kemi parë të ngrihen disa kritika ose pakënaqësi e arsyet e të cilave janë si më poshtë:

1.Puntatën e kaluar pjesë e “dua të të bëj të lumtur” u bë një e moshuar e cila prej 10 vitesh kishte humbur kontaktet me të bijën e kërkonte të takonte para se të ndërronte jetë. E bija refuzoi të ishte e pranishme në emison e megjithate vajza e saj e pikërisht mbesa e të moshuarës bëri kritika ndaj emsionit për faktin se kishte nxjerrë emra që nuk duheshin apo kishte cënuar privatësinë e saj.

Letra e plotë:

“Dje në mbrëmje, duke ndenjur nën shoqërinë e familjarëve të mi, më vjen një telefonatë ku më thuhet se dikush po keqpërdorte emrin e mamasë sime në një televizion.

Ngrihem e habitur, nervoze për të gjetur kanalin e për çfarë? Për t’u përballur me të kaluarën e mamasë sime.

Në emisionin që “bashkon zemrat e shqiptarëve” ku mesazhi kryesor është “mos qesh, harro hallin tënd dhe qaj me hallin e tjetrit”.

Moderatorja e emisionit, zonja Arbana, kishte të ftuar për të rrëfyer historinë e saj një zonjë, e cila biologjikisht është gjyshja ime.

Gjyshja ime është plot 84 vjeç, ne e njohim shumë pak, pasi gjyshërit e mi u ndanë kur mamaja ime ishte 11 vjeç. Histori e rrallë për vitet ’60, gjyshja ime ishte 29 vjeç, nënë e katër fëmijëve, në një moment dobësie gabon dhe braktis fëmijët.

S’dua të paragjykoj aspak, por vendimi i saj ndikoi në jetën e mamasë sime.

Gjyshi u martua sërish, mamaja, tezja dhe dajat e mi u rritën me njerkë dhe kështu kaluan vitet, por plaga ngeli në të njëjtin vend. Plagë që m’u desh ta shikoja vetë tek sytë e mamasë sime, dje në mbrëmje, kur e ëma biologjike kishte dalë në emision për të thënë një përrallë dhe për të trilluar një histori me shpresën se dikujt do t’i vijë keq për të.

Ndoshta dhe unë po ta shihja, do të kisha qarë. Nuk dua të jap as versione e as detaje të kësaj historie, sepse nuk është e drejta ime dhe as qëllimi i kësaj letre.

Çdo njeri merr nga Zoti atë që meriton para se të largohet.

Jam shumë kurioze të di, përpara se të shfaqni një histori a interesoheni për vërtetësinë e saj?

A bëni kërkime për personin që i drejtohet një letër apo personin që tregon historinë? A e di ti që rreth 50% e njerëzve mbi moshën 80 vjeç vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit (humbja e kujtesës) dhe nuk mund t’i marrësh për bazë as 80% të fjalëve që flasin?

A e di ti çfarë tronditje ke sjellë dje tek familjarët e mi vetëm e vetëm për përtimet e një televizioni dhe për pak audiencë? Kush të jep të drejtë të baltosësh emrin e mamasë sime?

Ajo ka ndërtuar një emër dhe një reputacion me shumë djersë dhe mund, ndërsa ju keni cënuar figurën dhe keni prishur imazhin e saj. Kush mban përgjegjësi për këtë? Ti zonja Arbana ke zgjedhur të jesh person publik, ndërsa unë jo. Ku e gjen të drejtën të më cënosh privatësinë duke më shfaqur në emision tënd me zë dhe me figurë, pa më kërkuar leje?

Vetëm se ke pushtetin dhe aksesin e një televizioni, mendon se të jep të drejtën të ndërhysh në jetën e dikujt?

Ti zonjë apo stafi yt, pa asnjë lloj të drejte legjitime, më keni prishur qetësinë familjare dhe shpirtërore, duke më bërë të përballem me lloj lloj komentesh negative, fyese dhe denigruese deri me mallkime brenda kundrejt mamasë sime.

Kush mban përgjegjësi për këtë? Sot, unë dhe të afërmit e mi, u zgjuam të trazuar për t’i dhënë shpjegime të gjithë të njohurve, ndoshta dhe dikujt që nuk duam, se për çfarë ka bërë një gjyshe e jona para 50 vitesh. Faleminderit Arbana, ti na bëre të lumtur!”

2.Pak ditë më parë një histori e trajtuar në emision bëri që Top Channel të merrte një vërejtje nga  Autoriteti i Medias Audiovizive.  Kjo erdhi për shkak  të mënyrës se si u trajtua historia e cila u konsiderua si rast abuzimi.

“Mënyra e trajtimit të historisë personale të Znj. E. justifikon dhe legjitimon ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, duke u bërë faktor në riviktimizimin e vajzave e grave të dhunuara. Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti abuzimi ka nxitur një valë të re komentesh, të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre. Kjo qasje përforcon stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënrenditura, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet dhe vjen si pasojë e një “faji” të viktimës. Zonja E. i kërkonte falje bashkëshortit në emision për faktin që e kishte denoncuar në polici pas dhunës së ushtruar prej tij dhe kjo jepej në televizion me nota romantizmi”, thuhej në raportimin e AMA-s.

Dhe pas tyre, pyetja që ngrihet konsiston në faktin: A po e përmbush Arbana Osmani si duhet misionin e “Dua të të bëj të lumtur”?

Përgatiti: AlpeNews.al