KËRCËNOI SE DO HIDHTE NË ERË AREOPORTIN/ Arrestohet djali model i këngëtarit të famshëm (FOTO) – AlpeGossip
KËRCËNOI SE DO HIDHTE NË ERË AREOPORTIN/ Arrestohet djali model i këngëtarit të famshëm (FOTO)

KËRCËNOI SE DO HIDHTE NË ERË AREOPORTIN/ Arrestohet djali model i këngëtarit të famshëm (FOTO)

Djali i muzikantit të njohur Lionel Richie, është ndaluar nga policia pasi i tha stafit të sigurisë së aeroportit se kishte një bombë në çantën e tij, të cilën do të shpërthente në avion.

Milos ‘Milo’ Brockman Richie, 24 vjeç, i cili është model, goditi gjithashtu një roje sigurie në Terminalin e 5-të të Aeroportit Heathrow në Londër të shtunën në mëngjes.

Një dëshmitar okular tha se Milo ishte zemëruar me largimin me dhunë nga terminali i aeroportit dhe kishte filluar të bërtiste se kishte në dorë një bombë, që do ta shpërthente nëse nuk e linin të hipte në aeroplan.

TMZ raporton se Miles u arrestua për një kohë të shkurtër nga policia kufitare dhe më pas u lirua me një paralajmërim.

Milo është njëri nga dy fëmijët që këngëtari legjendar Lionel Richie ka me balerinën Diane Alexander. Lionel ka edhe një vajzë Sofia Richie, 20 vjeçe, e cila gjithashtu është modele.