KËRCIM NË TUB/ Ja çfarë po ndodh në filmin e Ermalit (VIDEO) – AlpeGossip
KËRCIM NË TUB/ Ja çfarë po ndodh në filmin e Ermalit (VIDEO)

KËRCIM NË TUB/ Ja çfarë po ndodh në filmin e Ermalit (VIDEO)

Teksa publiku po pret me padurim filmin e ri që do mbajë titullin “I love Tropoja”, producenti dhe aktori Ermal Mamaqi po zbulon vazhdimisht detaje nga ky super projekt.

Pak më parë Ermali ka postuar një video ku shfaqet gjatë xhirimeve teksa disa vajza kërcejnë. Ermali i ndalon dhe sqaron grupin e punës në anglisht.

Me këtë video u bëmë edhe më kuriozë çfarë do ndodhë në këtë film që pritet të thyejë rekorde si “2 gisht mjaltë”.

Deri tani është zbuluar që në film do shohim këngëtaren Enca, aktoren e famshme Arjola Demirin, doktorin e VIP-ave Skerdi Faria dhe motrën e Encës Uindin.