A DO KETË DASMË KËTË VIT? Dafina merr gjithë vëmendjen me këtë postim (FOTO) – AlpeGossip
A DO KETË DASMË KËTË VIT? Dafina merr gjithë vëmendjen me këtë postim (FOTO)

A DO KETË DASMË KËTË VIT? Dafina merr gjithë vëmendjen me këtë postim (FOTO)

Gjatë vitit që lamë pas është përfolur shumë se këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, do t’i japë fund beqarisë. Madje është thënë se në janar të 2024, ajo do të martohet me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji.

E mes këtyre aludimeve, herë pas here edhe vetë Dafina apo Kreshniku, kanë bërë postime në rrjetet e tyre sociale, ku flasin për dasmën e tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë një ditë më parë këngëtarja. Ajo ka ndarë me 1.9 milionë ndjekësit e saj një foto ku shfaqet së bashku me partnerin, teksa po shijojnë rrezet e diellit në një jaht.

Ndërkohë vëmendjen më të madhe e ka marrë shkrimi që ka vendosur që të shoqërojë këtë postim.

“Tu e përpilu listën e dasmës…”, ka shkruar Dafina, duke mos treguar asnjë detaj tjetër.

Tashmë fansave të këngëtares nuk u mbetet veçse të presin se kur do të vijë ky moment kaq i përfulor.

Nga ana tjetër, Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite. Ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.