S’I REZISTOI DOT/ Bashkimi puth në buzë Mikelën (PAMJET) – AlpeGossip
S’I REZISTOI DOT/ Bashkimi puth në buzë Mikelën (PAMJET)

S’I REZISTOI DOT/ Bashkimi puth në buzë Mikelën (PAMJET)

Mikela dhe Bashkimi kanë shkëmbyer një puthje në buzë gjatë takimit të tyre, por të dy i kishin fytyrat e fshehura nën maskë. Ata ishin veshur si personazhet e serialit të famshëm “Casa del Papel” dhe Mikela e krahasoi veten me Tokion. Ndërsa Bashkimi iu përgjigj: “Çfarë rastësie, mua më shkon Rio si rol…”

“E di si përfundojnë ata?”, pyeti Bashkimi derisa i rrëmbeu puthjen në buzë.

Bashkimi ka treguar se ka tërheqje fizike për Mikelën dhe ia ka bërë të qartë se çfarë pret nga femra që do të ketë në krah.

“Më pëlqejnë vajzat që janë me këmbë në tokë, dhe selektive”, i tha Bashkimi duke i dhënë mesazh të qartë.

Ndërsa më pas, Mikela e pyeti nëse do e bëjë ai që të jetë selektive dhe Bashkimi iu përgjigj “po”.