Jo vetëm muzikë por edhe qejf, në krahët e Brunos, Anjeza Maja paralajmëron hitin e verës (FOTO) – AlpeGossip
Jo vetëm muzikë por edhe qejf, në krahët e Brunos, Anjeza Maja paralajmëron hitin e verës (FOTO)

Jo vetëm muzikë por edhe qejf, në krahët e Brunos, Anjeza Maja paralajmëron hitin e verës (FOTO)

Ashtu siç është publikuar edhe dje në rrjetet sociale, të dielën në orën 17:00 pritet që dyshja shumë e pëlqyer nga publiku KLajdi Haruni dhe Bruno të sjellin një bashkëpunim. Ata na kanë treguar një pjesë nga klipi pjesë e të cilit do të jetë moderatorja e Top Channel, Anjeza Maja. Kënga titullohet mbase dhe nga aq sa kemi parë pritet që të jetë një këngë dhe një klip që do të tërheqë me herën e parë.

Edhe bukuroshja e Top Channel ka postuar vetëm pak minuta më parë një foto ku duket e përqafuar me Brunon dhe i ka bashkangjitur edhe një shkrim ku shprehet: ” Së shpejti hiti i verës”. Duket se përveç këngës ata edhe janë argëtuar dhe kanë gjetur kohën për të shkrepur një foto me njëri-tjetrin.

Në fakt Anjeza ka të drejtë sepse tingujt e “Mbase” priten të na shoqërojnë gjatë gjithë verës.