SEKSI DHE HARMONIKE/ Albërije Hadërgjonaj e kthen në “dasmë” eventin “ODA” me performancën e saj (VIDEO) – AlpeGossip
SEKSI DHE HARMONIKE/ Albërije Hadërgjonaj e kthen në “dasmë” eventin “ODA” me performancën e saj (VIDEO)

SEKSI DHE HARMONIKE/ Albërije Hadërgjonaj e kthen në “dasmë” eventin “ODA” me performancën e saj (VIDEO)

Në Pallatin Presidencial po mbahet mbrëmja gala “Oda”, ku personalitetet e suksesshëm shqiptarë nga fusha të ndryshme marrin pjesë. Në darkën gala, të ftuarit janë mirëpritur me ushqime tradicionale shqiptare dhe ambjenti është arreduar në mënyrë që të rrëfejë vlerat tona kulturore.

Sigurisht, që nuk mund të mungonte edhe muzika! Madje, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj i ka dhënë ritmin e duhur festës, duke i ngritur të gjithë në këmbë me performancën e saj. Këngëtarja kishte zgjedhur këngë patriotike shqiptare dhe nuk kishte sesi të mos “vlonte” gjaku i të ftuarve.

Pritet që gjatë mbrëmjes të ndahen edhe 5 çmime të rëndësishme. Eventi synon të promovojë vlerat e kulturës shqiptare, kulinarinë, artin, muzikën dhe të përcjellë vlerat turistike shqiptare. Ky është viti i dytë që organizatoret Agnesa Hadërgjnaj dhe Ketrina Jarazi e sjellin këtë event, madje vajzat janë shprehur se kanë si qëllim ta kthejnë në një traditë të përvitshme.