ISHTE NË SHFAQJE/ Florian Agalliu pëson incident në mes të skenës – AlpeGossip
ISHTE NË SHFAQJE/ Florian Agalliu pëson incident në mes të skenës

ISHTE NË SHFAQJE/ Florian Agalliu pëson incident në mes të skenës

Florian Agalliu përpos profesionit si moderator, është edhe aktor dhe së fundmi po luan në teatër shfaqjen “Xhelatët”. Flori është shprehur i lumtur që ka rol në këtë shfaqje dhe se gjatë kësaj kohe ka punuar shumë për ta sjellë me sukses rolin e tij.

Mirëpo në shfaqjen e fundit, Flori ka pësuar incident e këtë e ka zbuluar vetë me një postim në Instastory.

Flori tregon se është çarë në ballë si pasojë e këtij incidenti.

“Në teatër jo çdo gjë është me sikur”, shkruan aktori dhe moderatori.

Kujtojmë që Flori vazhdon moderimin e emisionit “Në shtëpinë tonë” dhe gjithashtu merr pjesë në “Dance with me”.