E PYETËN SE CILIN PERSONAZH NUK DURON DOT/ Gazetarja e njohur: Dafina Zeqirin. Ja se ç’më bëri në një koncert – AlpeGossip
E PYETËN SE CILIN PERSONAZH NUK DURON DOT/ Gazetarja e njohur: Dafina Zeqirin. Ja se ç’më bëri në një koncert

E PYETËN SE CILIN PERSONAZH NUK DURON DOT/ Gazetarja e njohur: Dafina Zeqirin. Ja se ç’më bëri në një koncert

E ftuar së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit”, ishte gazetarja e njohur e mediave rozë, Suada Daci e cila gjatë intervistës ka treguar mbi marrëdhënien e saj me personazhet e showbizit.

E pyetur se cilin personazh nuk e duron dot apo i është dukur tepër e keqe, Suada tha emrin e Dafinës.

Gazetarja tregoi se sjellja e Dafinës i është dukur arrogante dhe prej një dive.

“Dafina Zeqiri, ka ardhur në Tiranë për një koncert dhe kam shkuar ti marr një intervistë, sjellja e saj prej arrogantje. Ajo që më bëri përshtypje ishte se nuk sillej ashtu vetëm me gazetarët, por edhe stafin e saj sikur ajo ishte diva me e lartë se të gjithë. Atëherë bëra dhe një shkrim: “Dafina Zeqiri vjen në Tiranë me sjelljen e një dive“. Që atëherë nuk e kam kontaktuar më menaxherin e saj për një tjetër intervistë”, tregoi Suada.

Sa i përket një personazhi që e vlerëson tepër, Sudada u shpreh se ka shumë artistë, por MC Kresha mbetet ai që vlerëson më tepër.