Ju tregojmë gjithçka për aknet në fytyrë gjatë periodave: Si, përse dhe çfarë duhet të dimë? – AlpeGossip
Ju tregojmë gjithçka për aknet në fytyrë gjatë periodave: Si, përse dhe çfarë duhet të dimë?

Ju tregojmë gjithçka për aknet në fytyrë gjatë periodave: Si, përse dhe çfarë duhet të dimë?

Teksa jeni gati në javën kur prisni periodat, ju vajza e dini më së miri se fytyra juaj ka shumë shanse të përkeqësohet dhe me shumë mundësi disa akne aspak të këndshme mund t’ju shfaqen brenda natës. Edhe modelja e njohur Chrissy Teigen përpara disa ditësh po tregonte në Snapchat se ishte mjaft e shqetësuar për atë që quhet “lëkura gjatë periodave” ndaj dhe mjekja e kësaj fushe, Nicole Telfer e cila kujdeset për lëkurën e fytyrës së shumë vajzave të shoëbizit amerikan ka vendosur të sqarojë disa detaje që do t’i zbuloni në këtë artikull.

  1. Nëse ju keni një fytyrë të yndyrshme, mundësia është që yndyra të shtohet e duket më tepër përpara dhe gjatë periodave. Kjo ndodh më së shumti sepse vatrat e yndyrës në lëkurën tuaj janë shumë të ndjeshme, ndaj shtrimi në masë i androgjenit do të shtojë rrjedhimisht edhe yndyrën.
  2. Nëse zakonisht nuk keni një fytyrë të yndyrshme, atëherë edhe gjatë periodave nuk do të keni yndyrë në fytyrë. Është e thjeshtë: nëse keni lindur me një lëkurë të thatë ose normale nuk keni përse merakoseni për yndyrën në fytyrë, mjafton që ju të mos përdorni shumë produkte (kremra) sepse kjo e nxit yndyrën si dhe duhet të kujdeseni të merrni kremarat e duhura për llojin tuaj të lëkurës.
  3. Është e vërtetë që fytyra gjatë periodave bëhet më e ndjeshme dhe kjo ka një lidhje direkte me nivelet e estrogjenit ndaj 50% e vajzave dhe grave në botë përjetojnë një ndryshim në lëkurën e fytyrës gjatë periodave.
  4. Është e vërtetë që cikli menstrual i provokon më shumë aknet në fytyrë por kjo ndodh më së shumti në fazën para se periodat të vijnë. 2-3 ditë përpara ciklit menstrual mundësia që të ketë më shumë akne në fytyrë është e madhe. Megjithatë kini parasysh se këto akne dalin vetë, shpejtë e pa u dukur dhe njësoj largohen pas ciklit në rast se ju nuk ndërhyni tek to. Është thjesht një shpërthim hormonal disa ditor, nuk ka nevoj për mjekime. Nëse ato zgjasin më tepër se sa cikli atëherë është koha të shihni një dermatolog.
  5. Vajzat, gratë dhe transeksualët që kanë një zgjatje më shumë se normale të ciklit (7 ditë +), janë më të prirur ndaj akneve të fytyrës në këtë periudhë të muajit se sa ato të cilat kanë një cikël normal (3-4 ditor).
  6. Nëse ju përdorni kokrrën parandaluese të kontraceptivëve atëherë shanset janë që edhe gjatë ciklit menstrual të mos keni probleme me aknet e fytyrës sepse janë këto ilaçe të cilat ndihmojnë në rregullimin e nivelit të estrogjenit në trup ndaj dhe aknet nuk kanë arsye të dalin papritur në fytyrë.
  7. Fytyra ka më tepër djersitje në pjesën e dytë të ciklit që do të thotë 2 javë pasi periodat tuaja janë larguar, do të vini re se keni më tepër djersitje, temperaturë pak më të lartë, çka do të vihet re edhe në fytyrën tuaj. Kjo është si pasojë e asaj që quhet faza kulminante e ciklit. Nëse ndjeni djersitje dhe vapë në gjithë trupin dhe jo vetëm në fytyrë është sërish normale. Thjesht kini parasysh që kjo duhet të ndodh në mes të periodave që latë pas dhe periodave që prisni të vijnë.
  8. Të gjitha problemet që mund të keni me lëkurën e fytyrës tuaj, pritini të përkeqësohen gjatë fazës përpara se periodat të vijnë (rreth 3 ditë përpara). Teksa hormonet nuk janë në gjendjen e tyre normale, ato kontribuojnë në acarimin edhe më tepër të çdo problem që keni në fytyrën tuaj, megjithatë nuk duhet të merakoseni pasi periodat nuk lënë pasoja, përkundrazi, kur ato të përfundojnë do ndjeni natyralisht një fytyrë më të pastër.