"S'DUA T'IA DI PËR KORONAVIRUSIN"/ Një nuse e re, do të martohet për 37 ditë - AlpeGossip
“S’DUA T’IA DI PËR KORONAVIRUSIN”/ Një nuse e re, do të martohet për 37 ditë

“S’DUA T’IA DI PËR KORONAVIRUSIN”/ Një nuse e re, do të martohet për 37 ditë

Një nuse e re e cila do martohet së shpejti ka ngjallur shumë zemërim në web sepse u ka thënë miqve të saj se nëse nuk marrin pjesë në dasmë për shkak të Koronavirusit, ajo nuk do ju flasë më.

Në mesazhin fillestar në Facebook, i cili u nda më vonë në Reddit, nusja amerikane ka shpjeguar se do bëjë dasmë pas 37 ditësh patjetër se ka paguar edhe mijëra dollar për organizimin.

Ajo shkroi:

Kam shpenzuar mijëra dollarë. Kam bërë palestër, kam bërë dhurata të personalizuara, u jam përgjigjur një milionë emailave dhe kam pirë shumë verë në vaskë. Kështu që ndihem e justifikuar duke u kujtuar mysafirëve të mi se… nuk më intereson. Nëse mungoni në dasmën time për shkak të paranojës së koronavirusit. Jeni të vde kur për mua.

Statusi i publikuar prej saj nuk është pritur aspak mirë nga lexuesit të cilët e kanë quajtur egoiste.

Njëri prej komentuesve i drejtohet duke thënë se duhet të mendojë më shumë për të tjerët dhe jo vetëm për veten e saj.