KORONAVIRUSI/ Tayna vendos në rrezik shëndetin për… – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Tayna vendos në rrezik shëndetin për…

KORONAVIRUSI/ Tayna vendos në rrezik shëndetin për…

Këngëtarët që performojnë nëpër ambiente të mbyllura si clubet e natës mund të konsiderohen pa frikë si një nga situatat më të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit. Së pari, sepse vetë këngëtari/ja mund të infektohet nga kontakti me shumë njerëz (duke filluar nga afërsia gjatë fotove me fansat e deri te prekja e duarve). Së dyti, sepse këngëtari/ja mund të jetë i/e infektuar pa e ditur dhe kështu vendos në rrezik jetën e qindra të pranishmëve, të cilët infektojnë qindra të tjerë e kështu me radhë. Mirëpo Tayna duket se nuk e ka kuptuar fort rrezikun e koronavirusit, aq sa rrezikoi shëndetin e saj dhe të të tjerëve.

“Të dashur përkrahës, fatkeqësist na ndaluan performancën sonte në New York, [nga] shkaku i virusit,” shkruan ajo në Instagram. “Unë rrezikova shëndetin tim duke ardhur për t’ju argëtuar sonte; kërkoj shumë ndjesë,” vazhdon më tej.

Specialistët e OBSH-së nuk i kanë ndaluar në mënyrë strikte udhëtimet, por kanë theksuar vazhdimisht anulimin e eventeve ku ka grumbullime njerëzish, si koncerte e manifestime.

Pavarësisht se presidenti Trump nuk e mori fort seriozisht koronavirusin në fillim, u desh të shpallte emergjencë kombëtare për shkak të numrit të të prekurve. Momentalisht në SHBA janë regjistruar 1678 të infektuar, nga të cilët 41 kanë humbur jetën. Pritet që numri i të infektuarve të rritet ndjeshëm.