Teksa të gjithë përqafuan trendin më të ri të Instagramit, duke publikuar foto të vjetra të 10 viteve më parë, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr së fundmi gazetari Blendi Fevziu
Ai ka postuar në Instastory disa meme të publikuara nga ndjekësit e tij, në të cilat demonstrohej me humor ndryshimi i Blendit në periudhën kohore prej 10 vitesh.
Gazetari është krahasuar me figura të animuara, personazhe publikë si edhe me vezën e famshme e cila theu rekordin e pëlqimeve të Kylie Jenner, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.