Nëse ka një pyetje që nxit gjithnjë debat është se: kur një burrë dhe një grua janë në një takim, kush duhet ta paguajë faturën? Duket se kjo është një çështje ku burrat dhe gratë thjesht nuk mund të bien dakord.
Çifti i dashur Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi na e ka rikthyer sërish këtë debat në vëmendje por në një mënyrë tjetër. Dj Pm dhe blogerja ndodhet me pushime pasi festuan edhe ditëlindjen e këtij të parit.
Mirëpo në një postim në “Instastory” ku shihet Sarah duke darkuar, Pm ka shkruar: “Ndoshta paguan ndonjëherë edhe kjo”. Teksa e ka rishpërndarë postimin në “Instagram”, moderatorja i përgjigjet: “Nuk po jap koment, faleminderit”. Sigurisht e gjitha ka qenë me nota humori dhe Pm me siguri nuk e lejon vetë Sarah të paguaj.