Xhesika Polo, ndonëse është vetëm 21-vjeç, ja ka dalë të tërheqë vëmendje falë zërit të saj. Gjithsesi, këngëtarja jo gjithmonë ka spikatur për vokalin e saj potent, pasi kohët e fundit është diskutuar edhe për ndërhyrjet që ka bërë.
Një vit më parë, Xhesika u përfol për operacionin plastik që bëri për të hequr dhjamin në pjesën e gushës tek klinika estetike Dermo Life.
Dhe, jo vetëm që u tregua shumë e hapur dhe foli rreth ndërhyrjes, por që asokohe bëri me dije se ky nuk do të ishte operacioni i saj i fundit.
“Kjo është ndërhyrja ime e parë estetike, jam në ditën e parë dhe që tani ndihem rehat me veten. Sa për ndërhyrjet e tjera, kjo pjesë është surprizë, por kanë nisur të më pëlqejnë.”- u shpreh Polo rreth një viti më parë.
Vetëm pak javë më parë, këngëtarja duket se është rikthyer sërish tek Dermo Life dhe kësaj here për të hequr kilogramët e tepërt në zonën e barkut dhe atë të kofshëve.
“Jam më shumë se e kënaqur me rezultatin deri tani. Ndihem kaq e lirshme kur shoh që nuk kam më kilogramët që kisha dhe kam një bark të sheshtë! Është eksperienca ime e dytë tek Dermo Life. Pak ditë pasi bëra ndërhyrjen isha në koncert. Fillimisht kisha frikërat e mia dhe ndihesha paksa skeptike, por gjithçka shkoi mirë.”- u shpreh Xhesika për Anabel.al.
Dhe në fakt, rezultati është mahnitës.