Punëtoret kolumbiane të seksit që lansuan gazetë të veten dhe të gjithë…. – AlpeGossip
Punëtoret kolumbiane të seksit që lansuan gazetë të veten dhe të gjithë….

Punëtoret kolumbiane të seksit që lansuan gazetë të veten dhe të gjithë….

Në lagjen famëkeqe të dritave të kuqe në Bogota, diçka e re dhe shumëngjyrëshe ka nisur të shfaqet, ngjitur mureve të mbushur me grafitë.
Monica Quiroz, shitëse e shiritave të trashë ngjitës, po i ngjet faqet fluoreshente të numrit të këtij muaji të gazetës së shkruar për dhe nga punëtoret lokale të seksit.

“Mos i lejoni ta shohim kamerën”, urdhëron Quiroz, duke bërë me shenjë kah çerdhja e një bande famëkeqe e të dhunshme që ndodhet prapa supeve të saj. Kësisoj u distribuua botimi i dytë i “La Esquina” (Skuta), ngjitur nëpër muret e Santa Fe, një lagje e zymtë e dritave të kuqe. Është kjo një gazetë që për staf ka punëtoret e seksit, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e “The Guardian”.

Quiroz është një grua transgjinore 44-vjeçare nga rajoni i njohur për prodhimin e kafesë, Caldas. Ajo ka jetuar dhe punuar në Bogota për 30 vjet resht. Është eksperte e trajnuar e bukurisë që 17 vjet më parë u bë një punëtore seksi.

Ajo sot e ndan banesën njëdhomëshe me dy kolege të tjera të zanatit, pesë qenë dhe gjashtë mace, ndërsa thotë se me gjithë faktin që gazeta deri më tani ka qenë e suksesshme, asaj i duhet ndihma financiare.