“STILISTJA E NJOHUR NXJERR BISEDAT”/ Tea e BB më vodhi (FOTO) – AlpeGossip
“STILISTJA E NJOHUR NXJERR BISEDAT”/ Tea e BB më vodhi (FOTO)

“STILISTJA E NJOHUR NXJERR BISEDAT”/ Tea e BB më vodhi (FOTO)

  1. Dy ditë më parë, ish-konkurentja e Big Brother Albania, Tea Zhuli, prezantoi koleksionin e ri të fustaneve të saj, që sipas Teas janë të dizenjuara nga vetë ajo. Mirëpo, stilistja e njohur Mimoza Kamberi, e cila e ushtron këtë profesion prej 40 vitesh, ka rrëfyer për ‘Blitz’ se gjithçka që Tea po bën është vjedhje dhe mashtrim, duke e akuzuar atë publikisht.

Mimoza ka publikuar bisedat mes saj dhe ish-konkurentes, duke e qortuar Tean për faktin që nuk kishte paguar 2 javët e kursit, kishte vjedhur idenë dhe fustanet nga dyqani i saj dhe në fund i kishte bërë bllok në Instagram. Stilistja i shkruan se gjithçka mund ta vërtetojë, pasi në dyqanin e saj ka kamera. Më poshtë është biseda mes Mimoza Kamberit dhe Tea Zhulit në Whatsapp.