E THA TROÇ/ Rita Ora i ka thënë "mirupafshim" seksit sepse e ka mendjen diku tjetër (FOTO) - AlpeGossip
E THA TROÇ/ Rita Ora i ka thënë “mirupafshim” seksit sepse e ka mendjen diku tjetër (FOTO)

E THA TROÇ/ Rita Ora i ka thënë “mirupafshim” seksit sepse e ka mendjen diku tjetër (FOTO)

Rita Ora shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në sfilatën e “Victoria’s Secret” kur performoi këngën e saj “Let You Love Me”. Pak minuta pas performancës, këngëtarja shqiptare shkëmbeu disa fjalë me revistën “British Vogue” për të folur për jetën e saj seksuale. Sigurisht që kurioziteti është i madh për këtë temë sepse Rita fillimisht është single dhe së dyti, është gjithë kohës në punë!

Pra, a ka kohë të kryejë marrëdhënie seksuale Rita Ora?

“Jo, jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të flej gjumë. Ju betohem në Zot. Edhe kur dal për darkë në një takim me një djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle gjumë” – tha këngëtarja.

Mirëpo, Rita nuk është e mërzitur aspak me këtë situatë sepse fokusi i saj kryesor është karriera.

“Por jam shumë e lumtur. Po arrij shumë me muzikën time dhe jam shumë optimiste për të ardhmen.” – u shpreh Rita Ora.

Ylli i muzikës ndërkombëtare nënvizoi se ajo nuk ka turp të flasë për seksin sepse fundja fundit është pjesë e jetës.

“Unë kam folur gjithmonë hapur për seksin, ju e di. Ose kam folur edhe për gjërat seksuale që ndodhin në botë. Është pjesë e jetës, është pjesë e natyrës humane. Dhe do vijojë të flas gjithmonë hapur për seksin” – përfundoi këngëtarja shqiptare Rita Ora.