JO VETËM KËNGËTARE/ Olta Boka bën publik profesionin e ri: Synoj të plotësoj formimin… (FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM KËNGËTARE/ Olta Boka bën publik profesionin e ri: Synoj të plotësoj formimin… (FOTO)

JO VETËM KËNGËTARE/ Olta Boka bën publik profesionin e ri: Synoj të plotësoj formimin… (FOTO)

Nëse po prisnit një këngë nga këngëtarja e talentuar Olta Boka, duhet të prisni edhe pak!

Së fundmi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin se shumë shpejt do të jetë notere.

Momentalisht, më saktë, prej 6 muajsh Olta po ushtron profesionin si asistent-notere: “Më lejoni të ndaj me ju eksperiencën time më të re me qëllim përvetësimi dhe shndërrimin në profesionin e ardhshëm. Prej më shumë se 6 muaj synoj të plotësoj formimin tim juridik, (momentalisht si asistent-notere) me dëshirën dhe përkushtimin që një ditë vula të mbajë emrin tim si një ‘autograf’ me përgjegjësi për shërbimet jetësore noteriale!”

Në këtë pikë, të gjithëve mund të na shkojë në mendje pyetja: “Po me muzikën, çfarë ka në plan të bëjë këngëtarja? Do heqë dorë?”

Përgjigja për hir të së vërtetës është nga ato lloj përgjigjesh që ka brenda saj pasionin për profesionin.

“Muzika është profesioni im i përjetshëm nga i cili s’do mundem të heq dot dorë kurrë!”- shkruan këngëtarja.