NJË DHOMË VETËM ME KËPUCË/ Ndjekësit acarohen me postimin e Kylie Jenner (FOTO) – AlpeGossip
NJË DHOMË VETËM ME KËPUCË/ Ndjekësit acarohen me postimin e Kylie Jenner (FOTO)

NJË DHOMË VETËM ME KËPUCË/ Ndjekësit acarohen me postimin e Kylie Jenner (FOTO)

Ditë e re, acarim i ri i internetit me dikë nga familja Kardashian-Jenner. E fundit e familjes që është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale është e vogla e motrave, Kylie Jenner.

22-vjeçarja, e cila vetëm pak kohë më parë u shpall nga revista “Forbes” si miliarderja e bërë vetë më e re në moshë, së fundmi vendosi të shpaloste koleksionin e saj marramendës të këpucëve duke u dhënë akses ndjekësve në Instagram në dollapin e saj. Dhe me dollap, e kam fjalën për një dhomë në madhësinë e dhomës sime të ndenjes, të dedikuar vetëm për këpucët e saj të dashura. Gjëra të vogla!

Kështu duke treguar blerjet e ditës, dy palë këpucë me majë nga Balenciaga dhe një palë sandale të sheshta Gucci, themeluesja e “Kylie Cosmetics” njohu rrjetin me një pjesë të mirë të dollapit të saj të pafundmë të këpucëve duke shtuar në fund: “A kam një problem?”

Dhe sipas rrjeteve sociale, Kylie e ka një problem, që është materializmi dhe apatia ndaj çështjeve me rëndësi madhore siç është rasti i zjarreve në Amazonë. Komentuesë të shumtë i kanë “tërhequr veshin” miliarderes duke i thënë se në vend që të vijonte të koleksionte këpucë mijëra dollarëshe, mund të bënte donacione për kauza të tilla.

“Kylie Jenner është këtu duke blerë palën e 673838 të këpucëve Gucci ndërkohë që pylli i Amazonës po digjet. Kjo vajzë ka para me thasë dhe ndjekës pafund, të paktën mund të bënte një postim në Insta Story për të rritur ndërgjegjësimin!”-ka shkruar dikush në Twitter, ndërkohë që dikush tjetër shprehet se Kylie mund të shpëtonte Amazonën me siguri me vetëm 10% të të ardhurave të saj.