Një burrë në moshë dhe një vajzë e re, morën gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të filmit francez “Mektoub” në Festivalin e Kanës.
Ai u ul në gjunjë, i tregoi unazën dhe ajo tha: “PO!”
Por, kush janë çifti që u kthyen në qendrën e vëmendjes së paparacëve?
Një milioner grek dhe një yll i reality show-t në Portugali. Milos Kant, 63 vjeç dhe Marguerite Aranha, kanë vetëm diçka më shumë se një muaj që njihen!
Ata filluan të shoqëroheshin në 15 prill, pasi u njohën në një klub striptizmi në Luzernë, ku ajo kërcen topless. Në fakt, klubi është në pronësi të Milos Kant.
Aranha është goxha e njohur në Portugali, si fituese e spektaklit “Love on the top” (Dashuria mbi gjithçka) ku disa beqarë sfidojnë njëri- tjetrin për një çmim të madh.
Edhe pse kanë qenë në qendër të kritikave, Marguerite u kundërpërgjigj përmes një postimi ku shkruan:
“Dashuri pa çmenduri, nuk është dashuri.”