E akuzojnë se nuk lexon libra, Ronela Hajati ua mbyll gojën skeptikëve me këtë veprim - AlpeGossip
E akuzojnë se nuk lexon libra, Ronela Hajati ua mbyll gojën skeptikëve me këtë veprim

E akuzojnë se nuk lexon libra, Ronela Hajati ua mbyll gojën skeptikëve me këtë veprim

Ronela Hajati dashuron librat dhe këtë e shfaq në çdo moment. Madje të gjithë kujtojnë deklaratën e saj në emisionin “Top Show”, ku akuzoi djemtë shqiptarë se nuk prekin libër me dorë. Mirëpo fansat e akuzuan se këngëtarja është e para që nuk lexon, ndaj gishtin duhet ta drejtojë tek vetja fillimisht.

Mesa duket, këngëtarja është lodhur fjalët boshe të fansave dhe ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë ketyre akuzave. Përmes një postimi në “Instagram”, ajo tregon se ka lexuar disa nga vëllimet e librit “E Zgjedhura” nga Kiera Cass.

“Thoni ç’të doni po për pesë ditë i lexova dy vëllimet e para dhe sot do nisë të tretin! I dashuroj këta libra!”, – shkruan Ronela, krahas fotos së publikuar.