Sherri mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, Shakohoxha: Ilda është super gazetare, nuk ka nevojë të… – AlpeGossip
Sherri mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, Shakohoxha: Ilda është super gazetare, nuk ka nevojë të…

Sherri mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, Shakohoxha: Ilda është super gazetare, nuk ka nevojë të…

Gazetari dhe komentatori i njohur i futbollit Dritan Shakohoxha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e gatimit “Kripë dhe Piper”.

Shakohoxha tregoi se gatimi është gjithashtu një pasion që ai ka, madje ai u shpreh se po të mos ishte komentator do bëhej kuzhinier.

Përveç gatimit ai bëri edhe parashikimin e tij lidhur me skuadrën që mund të fitojë botërorin “Rusi 2018”, nuk munguan as batutat dhe të qeshurat të cilat e bënë më të bukur emisionin.

Duke u nisur nga debati i Ilda Bejlerit me Mustafa Nanon, lidhur me veshjen e saj, Shakohoxha u pyet nga Indriti nëse duhet diskutuar tema e veshjes?

Komentatori i njohur u shpreh se Ilda është super gazetare, shumë profesioniste dhe me një karrierë prej 13-vitesh si gazetare, pra sipas Dritan Shakohoxhës, nuk është nevoja për të diskutuar çfarë ka veshur Ilda.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Kripë dhe Piper

Sherri mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, Shakohoxha: Ilda është super gazetare

Gepostet von INtv Albania am Freitag, 8. Juni 2018