Era Rusi u shpreh hapur për “Prive” se nuk ka ardhur ende koha për të ndarë detaje nga jeta private me publikun, kështu që u ndal gjatë tek muzika.
Këngëtarja nuk beson në “teorinë” se performanca është ajo që vlerësohet më tepër në industrinë e muzikës dhe cilësia më pak.
“Unë kam një mendim komplet ndryshe nga se si funksionon tregu sot. Natyrisht, edhe nëpër botë kemi artistë, performues shumë të mirë, por që këndojnë live. Kemi gjithashtu performues shumë të mirë si J.Lo ose Beyonce që përveçse janë të bukura fizikisht, japin mesazhe sensibilizuese që ndikojnë tek njerëzit dhe përcjellin mirësi.”- u shpreh Era për t’i krahasuar me çfarë ndodh sipas saj me artistët tanë.
“Ndryshe nga disa prej artistëve tanë. E kanë degraduar muzikën deri në atë farë feje sa ajo që shesin është thjesht fiziku. Mendoj që kjo deri diku ka një limit, çdo gjë e bukur ka një afat kohor. Mendoj se artistët e vërtetë janë ata që janë ende në treg.”