NUK E PRISNIM/ Rikthehen bashkë Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu (FOTOT) – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Rikthehen bashkë Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu (FOTOT)

NUK E PRISNIM/ Rikthehen bashkë Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu (FOTOT)

Dy vite më parë këngëtari shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi u përfol për një lidhje me moderatoren bukuroshe, Liberta Spahiu. Ndonëse dyshja nuk u fotografuan kurrë bashkë, thashethemet mbi lidhjen e tyre vazhduan për një kohë të gjatë.

Disa muaj më vonë Flori dhe Liberta i dhanë fund lidhjes, ndarje të cilën e zbuluan sërish mediat pasi dyshja preferonin të mos prononcoheshin.

Gati dy vite pas lidhjes së tyre, Flori dhe Liberta duket se kanë mbetur miq e madje janë rikthyer për një projekt të përbashkët.

“Prive” bën të ditur se Flori dhe Liberta do të sjellin së shpejti një duet. Projekti do të jetë një baladë dhe do të xhirohet në Kosovë.