Aktorja e njohur e serialit turk “Fate të kryqëzuara”, Sukran Ovali, në rolin e ‘Aishes’, është bërë sot nënë për herë të parë.
Të afërmit e saj kanë dhënë lajmin e bukur se Sukran ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Mihran.
Prej vitesh aktorja është e martuar me futbollistin turk Caner Erkin i cili tashmë luan në Besiktas.