Është pikërisht ajo periudhë e vitit që të gjithë fiksohemi me gjërat e dimrit. Dhe cilët simbole e përfaqësojnë më së miri këtë stinë? Janë pa dyshim flokët e borës. Prandaj, nëse jeni duke menduar për modelin e radhës në thonjtë tuaj, merrni parasysh të shtoni një detaj të tillë. Të gjitha ju që pëlqeni dizajnet minimaliste, shtoni në thonjtë tuaj pak shkëlqim për t’i bërë ata të duken festivë dhe të tërheqin vëmendje.
Frymëzohuni nga këto modele të përmbledhura nga Cosmopolitan.