“DOLI NGA SHTËPIA DHE…”/ Rrëfehet Roza Lati: Si ja tregova mamit herën time të parë – AlpeGossip
“DOLI NGA SHTËPIA DHE…”/ Rrëfehet Roza Lati: Si ja tregova mamit herën time të parë

“DOLI NGA SHTËPIA DHE…”/ Rrëfehet Roza Lati: Si ja tregova mamit herën time të parë

Roza dhe Rita Lati kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë sa i tregojnë gjithçka njëra-tjetrës. Madje Roza i ka treguar të ëmës edhe herën e saj të parë. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Roza u vendos në siklet kur ju kujtua kjo histori, aq sa vendosi të largohej. Por më pas u rikthye për të treguar si reagoi e ëma pasi e mori vesh.

“Rita Lati kaloi tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Emocioni i parë: ulëriti, emocioni i dytë: u mërzit, emocioni i tretë: u mallëngjye. Goca ime është bërë një vajzë e rritur tha dhe doli nga shtëpia. Pas 15 minutash erdhi me një tortë”, tregoi Roza duke qeshur.

“Kërcen prifti nga belaja. Ç’të bëja? Doja të dukesha mama moderne. Më qahej, por nga një anë isha e lumtur që isha shoqja më e ngushtë e Rozës”, u shpreh Rita.

“Ja sugjeroj të gjitha mamave këtë politikë. Këtë teori që ndjek Rita, që më përkrah kaq shumë, më bën t’i tregoj gjithçka. Me gjestet që bën ajo do të tregojë që është shoqja ime e ngushtë që unë t’i tregoj më shumë”, tha Roza.