Këngëtarja shqiptare bën deklaratën e dhimbshme: Pa u varrosur ende vjehrri, vajta në koncert… – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare bën deklaratën e dhimbshme: Pa u varrosur ende vjehrri, vajta në koncert…

Këngëtarja shqiptare bën deklaratën e dhimbshme: Pa u varrosur ende vjehrri, vajta në koncert…

Jo pak herë, kemi parë artistët të performojnë në lot në skenë, për shkak të problemeve që hasin në jetën e tyre private. Artistët profesionistë, nuk preferojnë të anullojnë koncertin, por qëndrojnë të fortë përballë fansave, duke mos i zhgënjyer, edhe përse mund të jetë tejet e vështirë për ta. Pikërisht një histori të tillë, ka rrëfyer këngëtarja e muzikës popullore Irini Qirjako e ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”.

“Sapo u nda nga jeta vjehrri, ende pa u varrosur u detyrova ta lë në krevat në shtëpinë e vjehrrës e të nisesha në koncert. Ishte shumë e vështirë sepse vjehrri, mua më ka dashur shumë. Mirëpo sa u ngjita në skenë, kënga më bëri të harroj gjithçka. Truri më punonte vetëm te kënga, artisti ka një përgjegjësi shumë të madhe në skenë. Janë të detyruar të harrojnë gjithçka dhe t’i dedikohen publikut. Asgjë tjetër nuk ekziston për ta.” – tregoi Irini Qirjako.

Këngëtarja e muzikës popullore theksoi se ishte shumë e vështirë për të të anuluar koncertin në atë kohë.

“Unë nuk e anulova koncertin. Fillimisht sepse skenën e dashuroja shumë dhe ishin fillimet e mia të para, por ishte një koncert ku këngët e mia nuk mund të mungonin, pasi unë përfaqësoja jugun.” – përfundoi Irini Qirjako.