Ingrid Gjoni siç nuk e keni parë kurrë, këngëtarja i bashkohet kësaj nisme (FOTO) – AlpeGossip
Ingrid Gjoni siç nuk e keni parë kurrë, këngëtarja i bashkohet kësaj nisme (FOTO)

Ingrid Gjoni siç nuk e keni parë kurrë, këngëtarja i bashkohet kësaj nisme (FOTO)

Ingrit Gjoni është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, por përvecc muzikës ajo është shumë e angazhuar edhe me fashionin. Ingriti numëron shumë hite në repertorin e saj si dhe ka shumë ndjekës në rrjetet sociale ku i mban fansat të azhornuar me projektet e fundit. Mirëpo fotoja e postuar së fundmi në Instagram s’ka të bëjë fare me ndonjë projekt, por me një iniciativë shumë humane.
Këngëtarja së bashku me disa kolegë të saj i është bashkuar kauzës për t’i ardhur në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Jam shumë e lumtur që u bera pjesë e kësaj nisme, bashkë me kolegët e mi. Uroj që kjo nismë të jetë në mbarë Shqipërinë, do të jem shumë e lumtur që të jem pjesë e kësaj nisme edhe më tej në vazhdim. Faleminderit edhe publikut të gjerë që u bashkuan me ne në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ju dua ❤️❤️”– ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos që ka publikuar në “Instagram” me dy nga fëmijët që janë pjesë e aktivitetit.