Kanë kaluar dy vite që kur aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Besnik Krapin. Ata organizuan një ceremoni të bukur e të thjeshtë, buzë detit dhe nën perëndimin e diellit.
Tashmë ata janë prindër të një vajze, me të cilën ndajnë herë pas here fotografi në rrjetet sociale. Ndërsa sot, Jonida ka publikuar disa imazhe ku tregon momentet më të veçanta nga dasma e tyre.
E gjithashtu i ka dedikuar edhe disa fjalë romantike bashkëshortit të saj. “Nuk ka ditë që kalon të mos e falenderoj zotin që të solli në jetën time @besnikkrapi. Gëzuar 2 vjetorin e martesës rrubi im??”, shkruan Vokshi bashkëngjitur me pozat që morën mijëra pëlqime.