“S’KE KAP NDONJË EMIGRANT SIVJET PËR PUSHIME”/ Ana Lika e bën fansin për një lek (FOTO) – AlpeGossip
“S’KE KAP NDONJË EMIGRANT SIVJET PËR PUSHIME”/ Ana Lika e bën fansin për një lek (FOTO)

“S’KE KAP NDONJË EMIGRANT SIVJET PËR PUSHIME”/ Ana Lika e bën fansin për një lek (FOTO)

Një ndër aktoret shqiptare më të komentuara dhe më të ndjekura në rrjetet sociale është Ana Lika. Si çdo personazh tjetër i famshëm edhe Ana perveç komenteve nga pjesa e publikut që e pëlqen, bie pre dhe e komenteve negative.

Së fundmi, Ana ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një foto të bukur nga pushimet. Syri vëzhgues i një prej ndjekësvë të saj ka vënë re se fotoja në fakt nuk është bërë këtë vit dhe me anë të një komenti e ka thumbuar aktoren.

“Më duket se kët verë ske pas fonde për pushime që po hedh fotot e verës kalume, a sun kape naj emigrant”, ka shkuar ndjekesi. Ana siç duket ka reaguar keq ndaj këtij komenti dhe i është kthyer ashpër duke i thënë “Me thën të drejtën janë të parvjetshmet, as të vjetshmet jo. Thjesht kam dalë super yll dhe më kishte shpëtu pa e hedh dhe sa për fonde s’kam pas ndonjëherë nevojë të m’i bëjë njeri se kam shtëpi në çdo cep të Shqipërisë me bo pushime dhe kam rrogë aq të lartë sa më del me bo pushime gjithë vitin”.