Pas paradës së LGBT-së, reagon Jul Deda: Largoni fëmijët nga bulevardi, mund të marrin… (FOTO) – AlpeGossip
Pas paradës së LGBT-së, reagon Jul Deda: Largoni fëmijët nga bulevardi, mund të marrin… (FOTO)

Pas paradës së LGBT-së, reagon Jul Deda: Largoni fëmijët nga bulevardi, mund të marrin… (FOTO)

Ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet është organizuar Parada e komunitetit LGBT, ku qytetarët apelojnë për Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Shumë heteroseksualë janë bashkuar në këtë paradë, madje kanë marrë edhe fëmijët e vegjël me vete.

Por edhe sot një pjesë e njerëzve janë kundër këtij eventi. Një ndër personazhet që e shprehin hapur këtë gjë është edhe aktori i njohur Jul Deda.

Ditën e djeshme ndërkohë që organizohej ky event, Juli ka publikuar një Insta Story ku shkruan:

“Kujdes. Largoni fëmijët nga bulevardi. Ka paradë dhe mund të marrin goditje psiqike. Ruajini fëmijët nga manifestimet e këtij lloji. Mësojini atyre, ngulitjani mirë në kokë se familja tradiconale duhet ruajtur me çdo kusht dhe se çdo gjë tjetër është lajthitje”.

Kjo nuk është hera e parë që Jul Deda shprehet kundër LGBT-së, pasi siç e dimë ai gjithmonë në media ose nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale e ka treguar këtë gjë.