Humbi çmimin e madh, por shihni si e presin Eleni Foureira-n në Greqi (VIDEO) – AlpeGossip
Humbi çmimin e madh, por shihni si e presin Eleni Foureira-n në Greqi (VIDEO)

Humbi çmimin e madh, por shihni si e presin Eleni Foureira-n në Greqi (VIDEO)

Eleni Foureira bëri krenarë miliona fansa jo vetëm në Qipro, shtet të cilin e përfaqësoi në Eurovizion, por edhe në Shqipëri dhe Greqi.

Këngëtarja shqiptare u rendit e dyta në Festivalin Evropian të këngës, me 93 pikë diferencë nga vendi i parë. Ajo ishte pretendentja kryesore për çmimin e madh me performancën energjike që realizoi në skenën e madhe.

Por pavarësisht se nuk e mori dot çmimin e madh, Foureira u prit si heroinë në Greqi. Këngëtarja shqiptare u prit me ovacione në aeroport, ndërsa shfaqej mjaft e emocionuar.

Ajo qëndroi për pak minuta, para kamerave duke u dhënë mundësi paparëcëve që ta fotografonin. E veshur me një kostum sportiv dhe atlete të zeza, Eleni dukej mjaft në formë.

Fituesi i Eurovizion 2018 u shpall Izraeli, në vendin e dytë u rendit Qipro, Italia në vendin e 5-të me këngëtarin me origjinë shqiptare Ermal Meta dhe në vendin e 11 Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.