VETËM NJË JAVË 1 PAS LINDJES/ Diellza Kolgeci na shokoi me linjat trupore – AlpeGossip
VETËM NJË JAVË 1 PAS LINDJES/ Diellza Kolgeci na shokoi me linjat trupore

VETËM NJË JAVË 1 PAS LINDJES/ Diellza Kolgeci na shokoi me linjat trupore

Një javë më parë modelja kosovare e cila është shquar gjithnjë për elegancën, Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë. Diellza solli në jetë një vajzë të cilës ajo dhe partneri Fisnik Berisha i vendosën emrin Helena.

Vetëm pak ditë pas lindjes, modelja ka arritur të rikthejë format trupore dhe i ka shokuar të gjithë me foton e fundit.

Diellza shfaqet e veshur me të zeza teksa pozon para pasqyrës dhe në sy bien linjat trupore dhe barku i sheshtë.

Modelja nuk e ka bërë ende të ditur si arriti të rikthente format kaq shpejt dhe me siguri pas kësaj fotoje të gjitha vajzat janë bërë kurioze.