Modelja e njohur shqiptare është shumë aktive në rrjetet sociale e sidomos me profiling e saj ne Instagram kun a tregon pjesë nga përditshmëria e saj. Po flasim për Emina Çunmulajn e cila është një nga personazhet më të dashur shqiptar pasi karakterizohet nga një thjeshtësi që pak personazhe publik e kanë. Ajo vetëm pak kohë më parë ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë Mia. Vajza e madhe Ella Faria tashmë po rritet dhe duket se këto ditë po kalon një virozë të cilën sipas Eminas e ka marrë nga fëmijët e tjerë.
Ajo duket e acaruar me prindërit të cilët e dine që i kanë fëmijët e sëmurë dhe i nxjerrin në public dhe në fakt ka të drejtë sepse kjo bën që ajo sëmundje ti transmetohet dikujt tjetër.
” Ne kaluam gjithë natën zgjuar me ethe e temperaturë dhe simptomat e saj filluan nga duart, këmbët dhe goja. Supozohej të ishim duke udhëtuar për në Bahamas tani, por sigurisht që nuk do të shkojmë. Është hera e dytë që e merr këtë sëmundje nga fëmijët e tjerë. Nuk i kuptoj nënat që nxjerrin fëmijët e tyre në vende publike me një virus ngjitës. Sipas meje janë egoistë”- ka përfunduar Emina duke i dhënë një mesazh të gjithave nënave dhe për këtë e ka bërë edhe publik këtë rast të së bijës.