Në oborrin e Parlamentit, sytë janë kryesisht te zonjat. Kurioziteti se si vishen ato, është gjithnjë prezent. Ne, këtë herë kemi zgjedhur disa nga ministret e kabinetit Rama, për të komentuar pak për mënyrën se si ato zgjedhin të vishen në këto ditë të ftohta dimri.
Këtë të enjte në Parlament, ministret u shfaqen si në fotot më poshtë. Siç e shikoni, kryesisht ato kanë preferuar veshjet e ngrohta dhe të rehatshme. Për këtë arsye, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kishte zgjedhur një xhup të zi.
Po kështu ishte veshur edhe Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë.
Ndërsa Xhaçka, Kumbaro dhe Qato nuk kanë hequr dorë nga veshjet elegante dhe me klas.