DEKLARATA E FORTË/ Xheni: Më mashtruan se do bëhej Përputhen VIP – AlpeGossip
DEKLARATA E FORTË/ Xheni: Më mashtruan se do bëhej Përputhen VIP

DEKLARATA E FORTË/ Xheni: Më mashtruan se do bëhej Përputhen VIP

Xheni Brahaj ishte një nga konkurrentet më të komentuara këtë sezon të “Përputhen”, por ajo vendosi ta linte përgjysmë aventurën në emisionin e dashurisë. E ftuar në “Glamour Zone”, Xheni, e cila dikur ka qenë pjesë e emisionit ‘Zonë e Lirë’ nga Arian Çani, si Sophie, rrëfeu për herë të parë se kishte hyrë në “Përputhen” pasi mendoi se do bëhej me personazhe VIP.

“Siç është Big Brother VIP, do bëhej dhe Përputhen VIP me goca dhe çuna të njohur të showbizit shqiptar. Me dashurinë më të madhe firmosa kontratën. Ditën që do bëhej emisioni, u dogj kontrata dhe më thanë do bësh një të re. I kërkova kopje, nuk ma dhanë. Kërkova të bëja foto sepse është e drejta ime ta kem, por nuk më lejuan”, tregoi Xheni.

Xheni bën deklaratën e fortë: Më mashtruan se do bëhej

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se përse pranoi të bëhej pjesë e programit, pasi zbuloi se gjërat kishin ndryshuar, Xheni tha se ajo e mësoi momentin e fundit se cilët ishin konkurentët.

Xheni bën deklaratën e fortë: Më mashtruan se do bëhej