NDRYSHE NGA TË TJERËT/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” do të botojë libër (FOTO) – AlpeGossip
NDRYSHE NGA TË TJERËT/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” do të botojë libër (FOTO)

NDRYSHE NGA TË TJERËT/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” do të botojë libër (FOTO)

Shume ish-konkurrentë të “Përputhen” kanë nisur rrugëtimin në muzikë, por Ina Kollçaku do të bëjë diçka ndryshe. Së shpejti, ajo do të botojë një libër.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ina, gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale. “Nëse jeta jote do ishte libër, si do e kishte emrin?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit.

“Nëse do ta thoja, do zbuloja titullin e librit tim. Duhet të presësh deri sa të dalë në treg, edhe pse nuk është biografi, por surealizëm”, është përgjigjur ish konkurrentja e “Përputhen 1”.

Më tej ajo ka treguar se ka rreth një vit që po merret me librin dhe se ka dëshirë ta botojë në disa gjuhë.